Odontogram interaktiv
Mbushje, kanale, kurora, ura, implante, proteza dhe aparate ortodontike – çdo trajtim vizatohet direkt në dhëmb.
Odontogram interaktiv, kartela digjitale e pacientit, termine, pagesa dhe raporte – të gjitha në një vend, në shqip dhe anglisht, në kompjuter, tablet dhe telefon.
Të dhënat ruhen në server në BE · backup automatik çdo natë · lidhje e sigurt HTTPS
Mbushje, kanale, kurora, ura, implante, proteza dhe aparate ortodontike – çdo trajtim vizatohet direkt në dhëmb.
Anamneza, diagnozat, historiku i trajtimeve, RTG dhe fotot klinike, pëlqimet e nënshkruara – gjithçka në një kartelë.
Kalendar ditor dhe javor, terminet e sotme në ballinë dhe statusi i çdo vizite me një klik.
Pagesat sipas trajtimeve, fatura për printer termik, arkëtimet mujore dhe raporte të gatshme për shkarkim.
Aparati, vizitat, harqet dhe elastikët, fotot para dhe pas, plus plani i pagesave me këste.
Punon në kompjuter, tablet dhe telefon, në shqip dhe anglisht. Pa instalime – vetëm hyni me llogarinë tuaj.
Pa formularë të gjatë. Zgjidhni trajtimin një herë dhe klikoni dhëmbët njëri pas tjetrit – secili ruhet menjëherë me mjekun dhe çmimin.
Të gjitha veçoritë përfshihen në çdo plan. Dallimi është vetëm te numri i mjekëve dhe ndihma.
Oferta e lansimit për klientët e rinj: 2 + 1 muaj falas – paguani 2 muaj menjëherë dhe i treti është falasPër ordinancë me një mjek.
Për klinika me disa mjekë.
Për klinika të mëdha dhe poliklinika.
Në një server të sigurt në Bashkimin Evropian, me lidhje HTTPS dhe backup automatik çdo natë. Çdo klinikë sheh vetëm pacientët e vet.
Jo. Dentora hapet në shfletues, në kompjuter, tablet ose telefon. Mund ta shtoni edhe si ikonë në ekran.
Po – fatura e ditës për çdo pacient, gati për printer termik 80 mm ose 58 mm, si dhe plani i trajtimit dhe formularët e pëlqimit.
Paguani çdo muaj dhe mund ta ndërprisni kur të doni. Si klient i ri, kur paguani 2 muaj menjëherë, muaji i tretë është falas. Shërbimet dhe çmimet e klinikës i vendosni vetë.
Na shkruani dhe ju tregojmë programin live, me shërbimet dhe çmimet e klinikës suaj.